Piastri i sinqertë: Norris? Vështirë të jesh mik më dikë që duhet ta mundësh 24 herë në vit

Formula 1 | 6 muaj më parë

Piloti australian ka folur për raportin me shokun e skuadrës dhe atë çfarë ndodh në skuadrën ku bën pjesë: “Nuk mund të kesh sekrete te McLaren”.

“E them me ndershmëri, nuk besoj se raporti me Norris ka ndryshuar shumë. Dimë ta ndajmë atë që ndodh në pistë me atë që ndodh jashtë saj. Nuk është bërë kurrë i keq”. Kanë kaluar disa muaj nga fundi i Botërorit 2025 dhe Oscar Piastri ka ndryshuar faqe, duke folur për raportin me shokun e skuadrës, që u shpall kampion.

Dueli ka qenë i ashpër dhe nuk kanë munguar momentet e tensionit me skuadrën, sepse kur në lojë është objektivi i një jete, është e vështirë ta gjesh limitin mes respektimit të rregullave të skuderisë dhe të dish të imponohesh në aspektin personal.

Për atë që ndodh në skuadrën e tij, Piastri ka theksuar: “Te McLaren nuk ka sekrete, nuk mund të fshihesh. Nëse përpiqesh të mbash diçka për vete, në fund të kthehet kundër. Respekti për njëri-tjetrin dhe të qenit mik me dikë janë dy gjëra të ndryshme. Është e vështirë të jesh mik i sinqertë me dikë, të cilin 24 herë në vit duhet ta mundësh, duhet të tregosh se je më i mirë në pistë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme