Play-off NBA/ San Antonio dominon Minnesota-n, Knicks kalojnë Philadelphia-n

Pasi humbën ndeshjen e parë në sekondat e fundit, Spurs dominuan ndeshjen e dytë përballë Minnesota-s, të cilët në pjesën e parë shënuan vetëm 35 pikë. Skuadra e Mitch Johnson mbylli me sukses takimin duke koleksionuar pikaverazhin më të lartë në play-off në historinë e skuadrës që prej 1983 e deri më sot. Për ekipin teksa i rëndësishëm ishte kontributi i Victor Ëembanyama, autor i 19 pikëve dhe rikuperimit të 15 topave në tabelë.
Në takimin tjetër dueli mes Knicks dhe Sixers ishte shumë më i luftuar krahasuar me ndeshjen e parë edhe pse fitusi nuk ndryshoi. Neë York shkojnë në 2-0 falë lëvizjeve të Jalen Brunson (26 pikë) ndërsa Philadelphia vuajti shumë pasi nuk mundi që të zëvendësonte mungesën e Joel Embiid.
New York Knicks-Philadelphia 76ERS 108-102 (2-0)
San Antonio Spurs-Minnesota Timberwolves 133-95 (1-1)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




