Po kurohet në Athinë, Kisha Orthodhokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje kritike

Aktualitet | 2 vite më parë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi se “gjendja aktuale shëndetësore e Fortlumturisë së Tij vlerësohet nga mjekët trajtues si kritike“.

Mediet greke raportuan se shëndeti i klerikut filloi të përkeqësohej mbrëmjen e së shtunë (4 janar). Kryeministri Kirjakos Micotakis (o. Kyriakos Mitsotakis) e vizitoi të dielën klerikun në spital për t’u informuar mbi ecurinë e trajtimit të tij. Vizitën e vijoi më vonë edhe kreu i Kishës Ortodokse të Greqisë, kryepeshkopi Jeronimos, për t’i uruar shërim të shpejtë.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transportua me avion të Forcave Ajrore nga Shqipëria mesditën e 3 janarit dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku aktualisht ndodhet në terapi intensive.

“Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij,” thuhet në njoftimin e ekipit mjekësor, që po ndjek gjendjen e Kryepeshkopit Anastas.

Para dërgimit në Athinë, më 30 dhjetor kryepeshkopi 95-vjeçar u shtrua në një spital privat në Tiranë me simptomat e një virusi, por u vendos dërgimi me avion drejt Athinës për një kujdes më të specializuar mjekësor. /ERT

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme