Po udhëheq Elbasanin këtë sezon, Diallo firmos kontratën e re deri në 2027-ën

Ibrahima Sory Diallo ka rinovuar kontratën me Elbasanin deri në vitin 2027. Klubi verdheblu ka zyrtarizuar kontratën e re me sulmuesin senegalez nëpërmjet një postimi në faqen e vet një ditë pas barazimit me Partizanin në javën e 13-të të Abissnet Superiore.
Diallo ka qenë protagonist i skuadrës së drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç në këto 13 javë. Ai ka shënuar 4 gola, por duhet theksuar se nuk ka luajtur në të gjitha ndeshjet për shkak dëmtimi.

Më shumë se për golat, Diallo është dalluar për lojën e tij të shpejtë, duke krijuar probleme për të gjitha mbrojtjet kundërshtare. Duke parë këtë paraqitje mjaft të mirë, klubi elbasanas ka vendosur të rinovojë kontratën me futbollistin 22-vjeçar edhe për dy vite të tjera.
Elbasani kryeson aktualisht renditjen e Abissnet Superiore me pikë të barabarta me Egnatian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



