Post Fest 64- Skenaristi Koloreto Cukali: Synimi, që fokusi të mbetej te muzika dhe problemet sociale të vendit t’i linim jashtë

Në Post Fest 64, skenaristi Koloreta Cukali ndau vizionin e tij mbi drejtimin e këtij edicioni të Festivalit të Këngës në RTSH. Ai theksoi se synimi kryesor ishte që fokusi të mbetej tek muzika dhe argëtimi, duke lënë jashtë problematikat sociale që shpesh ngarkojnë realitetin shqiptar.
Ai solli si shembull dy monologjet e realizuara gjatë festivalit: Arilena Ara, e cila ndau një përvojë personale dhe Salsano Rrapi, që foli për një histori personale, duke e zgjeruar më pas në një dimension më të gjerë.
“Unë mendova në këtë kohë ngarkese, Shqipëria është plot me halle, me strese, ne menduam që ky Festival të japi për 4 net një kohë për të kaluar bukur. Në mënyrën si e shoh unë, ky është një festival i këngës, ku muzika duhet të jetë prioritare dhe unë mendova që problemet e mëdha sociale ti lëmë jashtë festivalit dhe ta mbajmë tek personalja. Të dy monologët që u bënë, Arilena foli për një gjë personale të vetën, edhe Salsano foli për një gjë personale të vetën që pastaj tentoi ta hapte pak më shumë”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




