Prapaskena e “The Sun”, Reali i ka premtuar 100 mln stërlina

Nëse Trent Aleksandër-Arnold do të bëhet një lojtar i Realit të Madridit atëherë ai automatikisht do të kthehet në njërin prej lojtarëve më të paguar të golobit.
“The Sun” ka bërë me dije se Reali i Madridit ka bindur 26-vjeçarin duke i ofruar një bonus firme prej 100 milionë stërlinash. Kjo shifër do të arkëtohet nga anglezi në formë bonusesh të shpërndarë në pesë ose gjashtë sezone.
Me publikimin e këtij lajmi duket se shpresat e Liverpul për të rinovuar me talentin e promovuar në “Anfield Road” janë fare të vogla për të mos thënë inekzistente pasi skuadra angleze kurrë nuk mund ti ofrojë një kontratë si ajo që i jep klubi spanjoll.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




