Prapaskenat e Fest 64/ Lorenc Hasrama: Festivali i Këngës në RTSH nuk është komercial, këtu ka rëndësi publiku

Muzikë | 11 muaj më parë

Emocionet e vërteta pas performancave në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH nuk mbeten vetëm përpara kamerave, por vijojnë edhe “në prapaskenë”. Aty, këngëtarët rrëfejnë emocionet e tyre, pritshmëritë, ankthin dhe gëzimin, por edhe kritikat apo vlerësimet që marrin për performancat e tyre.

Këto momente të sinqerta me artistët do t’i sjellin për publikun moderatorët Andri Xhahu dhe Antoneta Koci, të cilët i shoqërojnë këngëtarët para dhe pas daljes në skenë, në çastet më të ndjeshme të këtij rrugëtimi artistik.

Këngëtari Lorenc Hasrama, i cili garon me këngën “Lamtumirë”, u shpreh se Festivali i Këngës është një zgjedhje e ndërgjegjshme për të, pikërisht sepse nuk është një garë komerciale.

“E zgjedh Festivalin sepse nuk është shumë komercial. Marr një feedback shumë të mirë nga publiku dhe kjo është gjëja më kryesore,” tha Hasrama.

Ai theksoi gjithashtu peshën dhe rëndësinë që kanë artistët pjesëmarrës dhe sidomos orkestra live, të cilën e cilësoi si të mrekullueshme.

“Mendoj që në momentin që jap 90 për qind nga ajo që duhet të jap, jam shumë ‘ok’. Një gjë di ta bëj shumë mirë dhe ajo është të këndoj. Nuk e them me arrogancë,” u shpreh ai, duke shtuar me humor se ndoshta duhet të heqë pak zakonin e mbylljes së syve gjatë interpretimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme