Presidenti i Panamasë i kthehet Trumpit: Kanali i përket popullit, jo SHBA-ve

Panamaja i është kundërpërgjigjur kërcënimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për të ‘rikthyer’ Kanalin e Panamasë, një rrugë kryesore tregtare.
“Kanali i Panamasë nuk për t’u dhënë me koncesion apo dhuratë nga Shtetet e Bashkuara” tha presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në Zvicër.
Në fjalimin e tij inaugurues, Trump tha se Panamaja kishte “thyer” një premtim për të qëndruar neutral, duke pretenduar se “Kina po operon Kanalin e Panamasë”.
Trump tha gjithashtu se “anijet amerikane po ngarkohen rëndë dhe nuk trajtohen në mënyrë të drejtë”.
Kanali është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare për SHBA-në. Rreth 5% e tregtisë globale detare kalon përmes Kanalit të Panamasë prej 82 km.
Mulino thotë se pretendimet e Trump për kanalin janë “të rreme”, duke shtuar se ai i përket popullit të Panamasë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



