Propozimet për dinarin, Kosova dhe Serbia dorëzojnë në Bruksel idetë për zbatimin e vendimit të BQK

Rajon | 3 vite më parë

Sot (22 mars) është afati i fundit kur Prishtina dhe Beogradi duhet të dorëzojnë propozimet e tyre rreth një zgjidhjeje për sa i përket përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi në një intervistë për mediat vendase  thotë se në Bruksel nuk është diskutuar as kundërshtuar Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, por janë diskutuar mënyrat e zbatimit të vendimit, që ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti.

Ai bëri me dije se sot nuk do të dorëzojnë propozime për rregulloren e Bankës Qendrore, pasi ajo ka monopol në përcaktimin e politikës monetare, por do të çojnë idetë se si do të transferohet mbështetja financiare e Serbisë drejt qytetarëve të komunitetit serb duke zbatuar atë Rregullore.

Pas bisedimeve mes kryenegociatorëve të mërkurën,  Kosova dhe Serbia pritet të takohen sërish në fillim të javës së ardhshme në Bruksel.

Palët do të diskutojnë mënyrat e zbatimit të vendimit të Bankës Qendrore, e cila ka ndaluar qarkullimin e  dinarit serb dhe lejon vetëm euron për transferta me para të gatshme.   

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme