Protesta e PD, rreth 25 protestues të shoqëruar, një i intoksikuar në QSUT. Deputeti Boçi me dëmtime të lehta

Protesta e Partisë Demokratike, e zhvilluar këtë mbrëmje në kryeqytet, është mbyllur me tensione, teksa bëhet me dije se rreth 25 protestues janë shoqëruar nga forcat e rendit pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit.
Ndërkohë, në QSUT është dërguar për trajtim një protestues i intoksikuar, i cili ndodhet në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, është paraqitur në spital me dëmtime të lehta në lëkurë dhe po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tij raportohet stabël.
Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të shënuara gjatë protestës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




