PS mbledh grupin parlamentar, diskutime për projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Grupi parlamentar i PS-së shënoi takimin përmbyllës për këtë vit, duke u fokusuar në përgatitjet për seancën plenare të së enjtes, e cila ka një agjendë të ngarkuar dhe të rëndësishme.
Gjatë diskutimeve, u theksua pozicioni i grupit parlamentar të PS-së në lidhje me draftligjet që pritet të shqyrtohen.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është plotësisht i përafruar me acquis communautaire, organi i përgjithshëm i ligjit të Bashkimit Evropian.
Ky draft synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar përputhshmërinë me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe duke forcuar privatësinë e qytetarëve shqiptarë.
Gjatë mbledhjes u theksua se Partia Socialiste është e vendosur të vazhdojë me vendosmëri përmirësimin e kuadrit ligjor në shërbim të qytetarëve, duke forcuar besimin në institucione dhe duke siguruar mbrojtjen e të drejtave themelore të çdo individi.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




