Pukë – Obelisk në nderim të martirëve të lirisë, u ekzekutuan pa gjyq 98 vjet më parë

Sociale | 2 vite më parë

Në sheshin kryesor të qytetit të Pukës është organizuar ceremonia e vendosjes se obeliskut kushtuar martirëve të lirisë, Ndrekë Markiçi, Ndue Dashi, Dedosh Jaku, Çun Gjergji, Hilë Caka dhe dom Gjon Gazulli, të cilët 98 vite më parë, u ekzekutuan pa gjyq nga qeveria komuniste.

Realizimi i këtij obelisku përkujtimor vjen si bashkëpunim midis Bashkive Pukë e Fushë – Arrës dhe të afërmve të këtyre martirëve.

Gjithashtu  me vendim të Këshillit Bashkiak të Pukës, njërës prej rrugëve kryesore të qytetit i’u vu emri Ndoc Mark Deda, i njohur si atdhetar i flaktë në luftë kundër pushtuesit.

Pas ceremonisë në Pallatin e Kulturës të Pukës u zhvillua edhe një sesion shkencor, ku studiues e historian evidentuan kontributin e qëndresën heroike të 6 martireve të rënë për liri, të cilët me vendim të Këshillat Bashkiak Pukë e Fushë-Arrës u vlerësuan me titullin Qytetar Nderi, pas vdekjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme