Qendra për moshat e treta në Kukës përmirëson kushtet për banorët e vet

Vitin e ri 2025 një pjesë e të moshuarve të Kukësit e kanë nisur në qendrën ditore të pensionistëve, duke e kaluar aty kohën e tyre të lirë.
Ata thonë se ndryshe nga vitet e kaluara, qendra ofron kushte më të mira.
“Na kanë respektuar, na kanë bërë një ambient shumë të mirë. Mundohemi ta mbajmë. Luajmë, dëfrehemi si mosha e tretë. / Kushtet i kemi shumë të mira. Kondicioneri punon, si edhe dy televizorët. Kafe, çaj dhe ujë e bëjnë pa lekë. Kemi edhe kohë për shëtitje,” thonë dy të moshuar.
Shqetësimi që kanë të moshuarit është moslejimi i duhanit në këtë ambient të përbashkët.
Në qendrën ditore të të moshuarve në Kukës bëhen bashkë mbi 60 pensionistë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




