Rama apel votuesve të pavendosur: Përtej të majtës e të djathtës, më 11 maj t’i japim një shtysë të fortë Shqipërisë 2030 në BE

Kryeministri Edi Rama, u kërkoi të gjithë atyre qytetarëve që ende nuk kanë vendosur se për kë subjekt politik të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, të votojnë PS-në.
Rama, për këtë thirrje, ka sjell në rrjetet sociale shembullin e një qytetari nga diaspora, i cili, sipas tij, ka dërguar disa biskota Pashkësh në formën e dorës së hapur që tregon numrin 5, ku renditet PS ne fletën e votimit.
“Voto 5 nëse s’e ke ndarë akoma mendjen, bashkohu edhe ti me këtë zgjedhës nga diaspora, që dërgoi këto biskota Pashkësh dhe të gjithë bashkë, pa dallim, t’i japim përtej të majtës e të djathtës një shtysë të fortë më 11 maj Shqipërisë 2030 në BE”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




