Rama: Dikur na cilësuan të paqëndrueshëm, sot Ballkani është një mundësi e re për Evropën

Politikë | 12 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për rrugën e gjatë të integrimit në Ballkanit Perëndimor në BE, duke theksuar edhe situatat e shkuara kur ky rajon cilësohej si një “zonë e paqëndrueshme”.

Rama tha se Ballkani Perëndimor po ecën nga rreziku drejt mundësive, duke u integruar gjithnjë më shumë në tregun e përbashkët evropian.

Ai shtoi se Evropa nuk është diçka që presim pasive, por një proces që po ndërtohet aktivisht, dhe se Ballkani Perëndimor nuk kërkon favore, por secili vend vjen me krenari për të ofruar vlerë.

“Ballkani po ecën nga rreziku drejt mundësive. Për vite të tëra jemi quajtur të paqëndrueshëm, por faktet tregojnë të kundërtën sot. Ballkani nuk është pika e dobët e Evropës, por një mundësi e re, një treg i ri që mund të rritet së bashku me Evropën, jo në kurriz të saj. Evropa nuk është diçka që ne po e presim, por po e ndërtojmë. Ballkani perëndimor nuk kërkon ndere, por gjithkush vjen me krenari për të ofruar vlerë”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme