Rama ndan lajmin: 5 mijë vende pune në Platformën Kombëtare të Punësimit

Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook ka ndarë lajmin për hapjen e 5 mijë vendeve të punës në Platformën Kombëtare të Punësimit.
Me anë të videos ilustruese, kreu i qeverisë orienton qytetarët për aplikim në platformën online www.puna.gov.al, ku do të gjejnë punën apo profesionin që kërkojnë; mund të marrin një profesion të ri apo zgjerojnë aftësitë e tyre; të regjistrohen për kurs formimi profesional.
Rama thekson se qytetarët mund të aplikojnë online brenda dhe jashtë Shqipërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




