Rama publikon pamje nga kantieri i parkut të hyrjes së Shkodrës: Shëmbëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për Kryeqytetin e Veriut

Aktualitet | 4 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të hëne pamje nga ecuria e punimeve në kantierin e Parkut të Hyrjes së Shkodrës, duke theksuar se projekti po avancon me ritme të mira dhe po merr formë dita-ditës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë investim si një simbol të vizionit transformues për qytetin e Shkodrës.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Parkut të Hyrjes së Shkodrës, që po merr formë çdo ditë e më shumë,  si shembëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për Kryeqytetin e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme