Rama–Zelensky firmosin marrëveshjen e rëndësishme në fushën e sigurisë

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e sigurisë. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook, ndërsa marrëveshja u firmos në Davos, ku të dy liderët po marrin pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.

“Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi sot (21 janar) një takim në Davos edhe me përfaqësuesen e platformës sociale TikTok, Christine Grahn, me të cilën tha se ndau shqetësimet që çuan qeverinë për vendimin për mbylljen e përkohshme të kësaj platforme në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme