Reali do të apelojë pezullimin e Viniciusit, do të jetë në finalen

Gjesti i Vinicius Zhunior është i dënueshëm deri në dy takime dhe jo katër siç u mendua në fillim. Gjesti i brazilianit ndaj Dimitrevskit nuk konsiderohet si agresion dhe për këtë motiv sulmuesi do të dënohet me dy ndeshje.
Reali kërkon që të apelojë këtë vendim dhe të reduktojë në një numrin e ndeshjeve ku Vinicius do të pëezullohet. Në këtë mënyrë ai do të shlyente dënimin në ndeshjen e Kupës së Mbretit ku Reali do të ndeshet jashtë fushe me Deportivo Minera.
Kështu Vinicius nuk do të humbte ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, atë kundër Majorkës në program më 9 janar. Nëse apeli nuk do të reduktojë këtë masë atëherë braziliani do të jetë i gatshëm për finalen e trofeut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




