Reali refuzon Virgil van Dijk

Nuk është vetëm Real Madridi që kërkon vazhdimisht goditje të reja, në mënyrë që të mbetet gjithmonë konkurrues me kalimin e kohës. Ekziston edhe një listë e madhe e lojtarëve që përmes agjentëve apo ndërmjetësve të tyre i propozohen drejtpërdrejt klubit spanjoll. Ky është rasti i Virgil van Dijk, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Liverpool, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Lajm i bujshëm, i hapur nga spanjollët e Relevo, shpjegon se agjentët e holandezit 33-vjeçar kanë kontaktuar me drejtuesit madrilen për t’i informuar ata për disponueshmërinë e mbrojtësit për t’u transferuar në fanellën e bardhë duke filluar nga vera e vitit 2025.
Pavarësisht nga nevoja e Carlo Ancelottit për një përforcim në mbrojtje – me Militaon jashtë dhe Alaba të dëmtuar -, propozimi u refuzua nga drejtuesit e Madridit. Arsyeja? Natyrisht nuk ka të bëjë me çmimin, duke qenë se ai do të mbërrinte si lojtar i lirë në qershor. Thjesht nuk përshtatet në profilet që u përgjigjen më mirë nevojave aktuale, për sa i përket moshës dhe kushteve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




