Rëndohet bilanci i zjarrit në rezortin për ski në Turqi, 76 persona humbën jetën

76 persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një rezort për ski në Kartallkaja.
Një numër i madh ekipesh ndërhynë për të shuar zjarrin, që shpërtheu për arsye ende të panjohura. Flakët u përhapën ditën e martë rreth orës 3:30 të mëngjesit në hotelin 12-katësh “Grand Kartal”, rreth 170 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Ankara. Besohet se zjarri nisi në restorantin e hotelit dhe u shtri me shpejtësi.
Në momentin e ngjarjes në hotel ishin të regjistruar rreth 238 klientë.
Dëshmitarët thonë se ata që ndodheshin në hotel u përpoqën t’u shpëtonin flakëve duke zbritur nga dritaret me litarë apo çarçafë.
Puna në hotelin 12-katësh, ku zjarrfikësit arritën duke përdorur mjete me shkallë dhe shporta, u përqendrua në katet e sipërme. Disa pushues u panë duke lidhur çarçafë dhe duke i varur ato nga dritaret në përpjekje për të shpëtuar gjatë zjarrit. Disa nga viktimat humbën jetën për shkak se u hodhën nga lartësia.

Nga ana tjetër, disa të ftuar dhe punonjës që janë evakuuar nga hoteli po akomodohen në një tjetër hotel pranë hotelit ku ka rënë zjarri dhe po i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore.
Në rajon mbërritën edhe ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, Ministri i Shëndetësisë Kemal Memişoglu, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy dhe presidenti i AFAD-it Okay Memiş.

Ministrat Yerlikaya, Memişoğlu, Ersoy dhe Presidenti i AFAD-it Memiş zhvilluan një takim lidhur me zhvillimet në një hotel në rajon me guvernatorin e Bolu, Abdulaziz Aydın, kryebashkiakun e Bolu Tanju Özcan dhe krerët e njësive përkatëse. Në vendngjarje ka dalë edhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, i cili ka marrë informacion nga autoritetet dhe ka bërë ekzaminime.

Ministri Yerlikaya, në deklaratën e tij për shtyp pas takimit, raportoi se numri i personave që humbën jetën nga zjarri është rritur në 66 dhe numri i të plagosurve është rritur në 51.
Ministri i Shëndetësisë Memişoğlu njoftoi se një nga 51 personat e plagosur nga zjarri po merrte trajtim në terapi intensive dhe 17 persona u liruan.
Rezorti i Kartallkajasë është një destinacion i njohur për pushuesit në dimër, sidomos gjatë pushimeve dimërore të shkollës, që fillojnë nga data një janar deri në javën e parë të shkurtit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




