Reshjet e dendura të shiut, Ministria e Shëndetësisë plan masash: Strukturat në gatishmëri

Prej mbrëmjes së kaluar, reshje intensive shiu kanë përfshirë disa zona të vendit. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se strukturat në varësi të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) janë në gatishmëri të plotë 24/7 dhe monitorojnë situatën në kohë reale.
Masat e marra në institucionet shëndetësore përfshijnë monitorim të vazhdueshëm të situatës nga operatorët rajonalë dhe njësitë vendore; verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave të medikamenteve; koordinim i ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave civile si edhe aktivizim i plotë i shërbimeve spitalore të urgjencës.
Spitalet rajonale dhe bashkiake raportojnë se rezervat kritike (medikamente, material mjekësor, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë) janë të siguruara dhe gati për përdorim.
Zonat më të prekura nga reshjet janë Kurbin, Mat, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë, Kukës dhe Has ndërsa aktualisht, nuk ka problematika në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe strukturat funksionojnë normalisht.
OSHKSH mbetet në komunikim të pandërprerë për çdo rast emergjent dhe ndërhyrje të menjëhershme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




