Ripyllëzohet Parku Kombëtar i lumit të Egër Vjosa
Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa mirëpriti qytetarë, aktivistë dhe të rinj në Shelgu, Tepelenë.
Nën moton “Ripyllëzojmë Vjosën”, ky aktivitet i veçantë solli bashkë komunitetin dhe organizatat për të parë nga afër rezultatet e para të procesit të ripyllëzimit përgjatë brigjeve të lumit të fundit të egër në Evropë.
Ndërsa ekspertët dhanë informacione për procesin e mbjelljeve dhe rolin që ato luajnë në ruajtjen e biodiversitetit dhe klimës.
Në qendër të aktivitetit ishte ndërgjegjësimi për rolin jetik të pyjeve në ekosistemet natyrore, por edhe përkushtimi që kërkon mbrojtja e tyre.
Organizatorët, përfaqësues të Parkut Kombëtar të Vjosës dhe aktivistë të “Save the Blue Heart of Europe”, theksuan se ky proces ripyllëzimi nuk është thjesht një veprim simbolik, por një hap drejt rikthimit të gjelbërimit natyror në një prej pasurive më të mëdha të Shqipërisë.
Në zonën e Tepelenës u mbollën pyje vendase si rrep, plep ,shelg e të tjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



