Rrëfimi i Lara Colturit…

Skiatorja italiane tregon për Olympic Channel karrierën e saj dhe ëndrrën për medalje
Lara Colturi, skiatorja italiane e Shqipërisë, ka rrëfyer karrierën e saj për Olympic Channel. E bija e Daniela Çekarelit, dy herë medaliste e artë në Lojërat Olimpike Dimërore më 2002 dhe 2006, kërkon që t’i ngjajë dhe në “Milano-Cortina 2026” të jetë në podium. Ja dhe rrëfimi i familjes Colturi, përjetësisht të lidhur me skitë.
“E thjeshtë, Argëtuese dhe e luftuar e cilësore”
“E sigurtë që duhet shumë punë dhe shumë sakrificë. Nevojitet të vazhdohet dhe të kërkohet për ta riprovuar dhe për ta rinisur edhe një herë nga e para”
“Dhe unë kërkoj që të paraqesë vajzën që jam, apo të paraqesë 18-vjeçaren që jam”
“Unë stërvitem çdo mëngjes dhe vazhdimisht sidomos në sezonet e verës. Jam në pistë që në lindjen diellit duke parë ngjyrat e mëngjesit. Sepse vetëm kështu mund të kem rezultate”
Daniela Çekareli: “Lara ka lindur në borë dhe në male ka qenë që kur ishte shumë e vogël”
Lara: “Kam nisur të bëj ski që kur isha dy vjeçe”
“Është një kohë e gjatë në borë e në akull. Dhe më pëlqente kur më nxitnin nga pas: Jepi e mos ki frikë. Janë emocione të papërshkruara që mbi ski të jesh aq e vogël dhe të jesh mbi bashkëmoshataret e tuaja. Të them drejtën malet dhe bora janë bërë si shtëpia ime tanimë”.
“Është e sigurtë që ky vend këtu për mua ka ndryshuar pak. Përpara e shihja me sytë e një fëmije, e shihja pak si një vend argëtimi dhe shihja teknikat e skive, apo dhe Kupën e Botës me vëmendje dhe me ëndrrën që të isha në vendin e tyre. Dhe mendoj tani se ky vend është bërë posaçërisht për mua”.
“Skitë kanë qenë gjithmonë prezente në familjen tonë. Stërgjyshi ynë Lorenco ka garuar në Olimpiadën e parë dimërore”
Çekareli: “E kjo është një trashigimi për familjen Kolturi”
Lara: “Po! Mamaja ka garuar në Lojërat Olimpike Dimërore dhe ka fituar medaljen e artë Salt Leik Siti më 2002”
“Me atë që shoh dhe në këshillat që ke marrë ishe e shpejtë, ndaj dhe ke qenë e sigurtë në rrëshqitje”
Çekareli: “Kurrë nuk e kisha imagjinuar që do të arrija në këto nivele të larta”
Lara: Ishte e vështirë
Çekareli: Them që edhe kam gabuar
“Ishte një garim dhe një rrëshqitje e çmendur.
“Kur kam kuptuar që isha në vendin e parë, kam thënë fillimisht jo, jo nuk është absolutisht e mundur. Por…”
Lara: “Nuk mund ta imagjinoj jetën pa prindërit e mi trajnerë”
“Unë si fëmijë dhe si sportistë për t’i ndarë dy rolet nuk është shumë e lehtë”
I ati: Po! Të bëj babanë dhe trajnerin është pak e vështirë. Por kemi parë që rritja në vitet e fundit është shumë e dukshme dhe në këtë mënyrë jemi shumë të lumtur.
“Dhe unë jam e sigurtë që nuk jam keq. Ashtu jam e sigurtë që do të ketë dhe një periudhë të keqe për të cilën duhet të rezistoj për 3-4 ditë. Por të paktën në këto ditë shohim e vlerësojmë, aq më tepër që është dhe ditë e bukur”.
“Por mua më pëlqen ta bëj jetë më të vështirë se zakonisht”
“Por jam e bindur që e kam bërë një gjë të tillë, tashmë edhe në sytë e mamasë”
Çekareli: Pastaj ishin Lojërat Olimpike në shtëpi më 2006-ën në Torino dhe kam garuar shtatzënë me Larën, të cilën e kam zbuluar disa ditë më vonë.
Lara: “Kërkoja që t’i ngjaja dhe të isha më e mirë se sa jo. Të paktën ia kam arritur, sepse jam dhe pak më e gjatë”
“Kam marrë podiumin tim të parë në Gërgl të Austrisë në Slalom, që ishte dhe podiumi i parë në Kupën e Botës për Federatën Shqiptare të Skive. Edhe për ato ka qenë një habi, apo dhe për njerëzit që nuk e kanë kulturën e skive”
Çekareli: Shqipëria ishte një mundësi për ne. Unë kisha një raport konsultimi me Federatën Shqiptare të Skive. Madje isha në rolin e trajneres dhe të konsulentes në departamentin e të rinjve. Në momentin që kemi parë rastin që të qëndrojmë si skuadër familjare dhe si prindër, trajnerë e mbështetës pranë Larës kemi pranuar”
“Unë kam pranuar të garoj për Shqipërinë për një gjë të thjeshtë, sepse unë dhe familja kemi qenë gjithnjë të bashkuar dhe unë kam patur gjithmonë nevojë për mbështetjen e tyre. Që kur isha e vogël kemi patur këto ekuilibra dhe nuk kam dashur të ndryshojë asgjë”.
“Podiumi im i parë në slalomin gjigand ka qenë në Kranjska-Gora
“Po ka qenë një ditë e jashtëzakonshme ajo e ngjitjes për herë të parë në podiumin e Slalomit Gjigant. Në një pistë të akullt që ka shkaktuar dhe pak frikë, por ia hudha frikës”
“Do të jenë Lojërat e mia të para Olimpike. Shpresoj që të bëj të njëjtën gjë që ka bërë edhe mamaja ime”
Çekareli: “Sigurisht që ajo do të ketë historinë e vet. Unë do të jem e ndaluar nga fëmijët, gazetarët apo dhe gjithë të tjerët, të cilët të lumtur do të më pyesin: Me të vërtetë ti je mamaja e Larës? Kjo do të thotë që në Milano – Kortina do të jem në ankth si mama.
Lara: Mua do të më pëlqentë që të arrija të paktën deri në një farë pike në nivelet e karrierës së saj dhe do të më pëlqente që të bëhesha pjesë në historinë e Olimpiadave, gjë që do të ishte e këndëshme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




