Rreth Përmetit me biçikleta, çifti i turistëve gjermanë të mahnitur nga natyra dhe mikpritja

Aktualitet | 2 vite më parë

Christine dhe Hendrik  janë një çift turistësh gjerman që kanë vendosur të provojnë një eksperiencë ndryshe në zonën e Përmetit.

Ata kanë zgjedhur të shëtitin çdo cep të këtij vendi me biçikleta dhe tregojnë se arsyeja e kësaj zgjedhjeje është që dëshirojnë të eksplorojnë natyrën e bukur dhe të mbushin çdo moment me aventura.

Të mahnitur nga natyra, thonë se banorët janë gjithmonë të gatshëm t’i ndihmojnë për orientimin dhe madje edhe për ofrimin e ushqimeve.

Për këtë çift të ri, të apasionuar pas udhëtimeve dhe natyrës, Përmeti mbetet një zgjedhje e preferuar, dhe ata planifikojnë të kthehen sërish.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme