Rudi Fëler: Shpresoj që Italia të shkojë në Botëror, e dua në finale kundër Gjermanisë

Ish-sulmuesi i Romës dhe drejtori sportiv aktual i ekipit kombëtar gjerman, Rudi Fëler, shpreson që Italia të kualifikohet për Kupën e Botës 2026, pasi nuk arriti të kualifikohej në edicionet e viteve 2018 dhe 2022. “Një Kupë Bote pa Italinë është një humbje”, tha Voeller në një intervistë për LaPresse.
“Edhe nëse duhet të shkojnë në fazën play off, shpresoj se mund ta bëjnë”, shtoi fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në Italia ’90, i cili u nderua me këtë rast si një “Legjendë” e sportit gjerman.
Fëler nuk ka dyshime për një finale të mundshme midis të kaltërve të Gatusos dhe Gjermanisë së Nagelsman: “Italia në finale kundër Gjermanisë? Do të nënshkruaja menjëherë”, komentoi ai me një buzëqeshje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




