Rutte vizitë në Turqi – Udhëtimi i parë pas marrjes së drejtimit të NATO-s

Botë | 2 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte pritet të vizitojë Turqinë këtë të hënë për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë turq, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdogan , në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Ankara pas marrjes së detyrës më 1 tetor.

Një deklaratë e lëshuar nga NATO informon se Rutte do të takohet me Erdoganin si dhe me ministrin e Jashtëm Hakan Fidan dhe ministrin e Mbrojtjes Yaşar Güler. Bisedimet priten të fokusohen në pritshmëritë e Turqisë nga aleatët e NATO-s, veçanërisht në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Ankaraja kërkon më shumë mbështetje dhe solidaritet kundër terrorizmit, i cili është përcaktuar si një nga dy kërcënimet kryesore kundër aleancës.

Rutte dhe zyrtarët turq do të vlerësojnë gjithashtu përpjekjet për rritjen e partneritetit midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Udhëheqësit do të shqyrtojnë zhvillimet e fundit në okupimin rus të Ukrainës dhe masakrat e vazhdueshme izraelite në Gaza.

Ata gjithashtu do të shkëmbejnë mendime rreth ndikimeve të rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-së në konfliktet globale. Pas Ankarasë, Rutte do të shkojë në Athinë për të takuar liderët grekë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme