Schick bën “poker”, Leverkusen i përgjigjet Bayern-it

Spektakël i Bayer Leverkusen, i cili mposhti Freiburgun me rezultatin 5-1 në emër të Schick(katër gola për çekun). Pas shumë minutash në ekuilibër dhe një penalltie të humbur nga Wirtz, formacioni i Xabi Alonso zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë me Schick.
Freiburgu pësoi menjëherë një goditje në fillim të pjesës së dytë me një kryevepër të Wirtz-it (51′) dhe, megjithëse arriti të mbyllte diferencën me Vincenzo Grifo (55′), ata u larguan plotësisht nga ndeshja.
Në fakt nis spektakli i Patrik Schick, i cili firmosi për 3-1 në minutën e 67-të. Takimi efektivisht përfundon këtu, pasi në minutën e 74-ët ish-sulmuesi i Romës dhe Samp shënoi për 4-1 dhe më pas mbyll lojën e tij personale të pokerit: një gol i ardhur në minutën e 77-të, sërish me kokë nga afër. Minutat e fundit janë vetëm për statistika dhe Leverkusen mbetet i dyti: 32 pikë dhe -4 nga Bayerni.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




