Sfidat globale-Edi Rama i ftuar në Berlin, flet në “Global Dialogue 2025”

Kryeministri Edi Rama, është i ftuar si njëri nga dy folësit kryesorë në sesionin përmbyllës të Berlin Global Dialogue (BGD) 2025, forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman.
Bashkë me të, në këtë sesion të rëndësishëm do të flasë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një diskutim të drejtpërdrejtë për ekonominë globale, klimën, teknologjinë dhe qeverisjen në një botë në ndryshim të shpejtë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka bërë të ditur se është “i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen.”
“Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan kryeministri Rama.
Çfarë është “Berlin Global Dialogue”?
“Berlin Global Dialogue” është një nga forumet më prestigjioze globale për dialogun ndër-disiplinor dhe strategjik, i themeluar në vitin 2022 nga Lars-Hendrik Röller, ish-këshilltar ekonomik i kancelares gjermane Angela Merkel.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




