SHBA apel Izraelit: Forconi lidhjet me liderin e ri sirian

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se i kanë kërkuar Izraelit të ushqejë lidhjet me liderin e ri sirian.

Sipas SHBA-së, Izraeli po dëgjon, por nuk është i bindur. Zyrtarët e lartë amerikanë u kanë kërkuar homologëve të tyre izraelitë që të ushqejnë lidhjet me udhëheqësin e ri të Sirisë, ndërsa theksojnë se ky komunikim do të forconte ndikimin e Izraelit në të gjithë zonën.

“Bashkëpunimi dhe kanalet tuaja të komunikimit me al-Julanin do të forcojnë ndikimin e Izraelit në të gjithë zonën. Po flasim për një lider pragmatik që dëshiron të zhvillojë marrëdhënie strategjike me kombet e rajonit”, citon raporti.

Nga ana tjetër, Izraeli ka shpjeguar se po dëgjon atë që thonë amerikanët, por gjithashtu dyshon se al-Julani po luan me SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar dhe po përpiqet të stabilizojë kontrollin e tij, por nuk i ka ndryshuar realisht pikat e tij.

SHBA, megjithatë, beson se bashkëpunimi mund të ndihmojë për të siguruar që Irani të mos kthehet në Siri, raportojnë mediat izraelite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme