Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite ka dhënë dorëheqjen

Lindja e Mesme | 2 vite më parë

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite , gjenerali Herchi Halevi, ka dorëzuar sot dorëheqjen duke përmendur përgjegjësinë për “dështimin e 7 tetorit”, sipas letrës së tij të dorëheqjes.

“Duke pranuar përgjegjësinë time për dështimin e ushtrisë më 7 tetor dhe në një kohë kur ushtria po fiton fitore të rëndësishme në të gjitha frontet dhe po zbatohet një marrëveshje e re për lirimin e pengjeve, kërkoj përfundimin e detyrave të mia më 6 mars 2025. “ shkruan në letrën e tij gjeneral Halevi.

Kujtojmë se më 7 tetor 2023, militantët e udhëhequr nga Hamas organizuan një sulm në jug të Izraelit, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme