Shëtitjet me anije në liqen, sezonin e ardhshëm pritet edhe linja Kukës-Fierzë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Në përfundim të sezonit veror, shëtitjet me anijen turistike në liqenin e Kukësit rezultojnë një sukses, veçanërisht për faktin se ky ishte viti i parë i këtij aktiviteti. Interesi i qytetarëve për të eksploruar liqenin dhe bukuritë natyrore të zonës ka qenë i lartë gjatë gjithë sezonit.

Drejtuesi i anijes turistike, Edmond Bytyçi, tregon se kërkesat kanë ardhur nga qytetarë të vendeve të ndryshme të botës. Megjithatë, numrin më të madh të vizitorëve e kanë përbërë  qytetarët nga Shqipëria e Kosova.

“Pjesa dërmundëse ka qenë prej kuksianëve. Një kemi pasur edhe të huaj, hollandezë, gjermanë, anglez edhe nga qytetet e Shqipërisë kemi pasur nga Tirana, kemi pasur nga Shkodra kemi pasur prej prej vende të ndryshmeve të Shqipërisë”, tha ai.

Interesi i lartë ka bërë që të merren masa që shërbimi të zgjerohet në sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, është siguruar edhe një tjetër anije, ndërsa pritet që aktiviteti turistik të sjellë një risi të re me vendosjen e linjës Kukës-Fierzë.

Anija turistike ka shërbyer jo vetëm si një mundësi për të shijuar liqenin e Kukësit, por edhe si një mënyrë për të promovuar qytetin dhe pasuritë e tij natyrore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme