Shiste veshje kontrabandë, bllokohet dyqani në Yzberisht, në pranga administratorja

Aktualitet | 12 muaj më parë

Një rast kontrabandimi të veshjeve është zbuluar në një dyqan në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa është arrestuar administratorja e biznesit.

Gjatë operacionit të koduar “Outlet”, Policia e Tiranës zbuloi dhe bllokoi një dyqan në Yzberisht, ku shiteshin veshje të kontrabanduara.

Në pranga u vu shtetasja E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në subjektin tregtar që ajo administronte, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme