Shkarkim prej 90 milionë eurosh! Horner i kushton shumë shtrenjtë Red Bull-it

Formula 1 | 30 minuta më parë

Christian Horner ka marrë nga skuderia Red Bull një rimbursim prej rreth 79 milionë eurosh pas shkarkimit nga puna vitin e kaluar. Lajmi del nga raporti financiar i kompanisë, që tregon për 67 milionë stërlina si “rimbursim për largim nga detyra”.

Ish-drejtuesi i lartë, 52 vjeç, e mbylli pas 20 vitesh eksperiencën e tij me skuderinë e Formula 1. Gjatë kohës së tij Red Bull ka fituar 8 tituj kampionë për pilotët dhe 6 për konstruktorët. Horner kishte edhe 6 vite kontratë në momentin e shkarkimit, që u bë për shkak të rënies së rezultateve në pistë dhe tensionit brenda skuadrës.

Këtij rimbursimi i shtohen edhe pak më shumë se 9 milionë stërlina për pagat mujore dhe 10 mijë stërlina kontributesh pensioni. Totali që Red Bull ka derdhur në llogarinë e Horner shkon në 89.6 milionë euro. Skuderia austriake, sipas asaj që bën me dije tabloidi “Sun”, nuk e ka komentuar çështjen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme