Shkencëtarët zbulojnë 30 specie të reja në fund të oqeanit

Kuriozitete | 4 vite më parë

Shkencëtarët kanë gjetur më shumë se 30 specie potencialisht të reja që jetojnë në fund të detit. Studiuesit nga Muzeu i Historisë Natyrore në Mbretërinë e Bashkuar përdorën një robot të drejtuar nga distanca për të mbledhur ekzemplarë nga rrafshnaltat e humnerës të Zonës Clarion-Clipperton në Paqësorin qendror. Më parë, krijesat nga kjo zonë ishin studiuar vetëm nga fotografitë.

Studimi, i publikuar në revistën “Zookeys” , zbuloi se ekziston një larmi e lartë speciesh e organizmave më të mëdhenj. Nga 55 ekzemplarë të gjetur, 48 ishin të llojeve të ndryshme. Kafshët e gjetura përfshijnë krimba të segmentuar, jovertebrorë nga e njëjta familje si centipedët, kafshë detare nga e njëjta familje si kandil deti dhe lloje të ndryshme koralesh.

Tridhjetë e gjashtë ekzemplarë u gjetën në më shumë se 4,800 metra thellësi, dy u mblodhën në një shpat mali detar në 4,125 metra dhe 17 u gjetën në thellësi midis 3,095 dhe 3,562 metra.

Gjetjet kanë implikime potencialisht të rëndësishme për “minierat” në det të thellë. Autori kryesor i studimit, Dr Guadalupe Bribiesca-Contreras, i Muzeut të Historisë Natyrore, tha: “Ky hulumtim është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të numrit të specieve potencialisht të reja të zbuluara, por sepse këto ekzemplarë megafauna më parë janë studiuar vetëm nga imazhet e shtratit të detit. Pa ekzemplarët dhe të dhënat e ADN-së që ata mbajnë, ne nuk mund t’i identifikojmë siç duhet kafshët dhe të kuptojmë se sa lloje të ndryshme ka”./ The Guardian

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme