Shqipëria me trajner të ri, kush është italiani që merr drejtimin e kuqezinjve

Është italiani Rolando Maran i përzgjedhuri nga Federata Shqiptare e Futbollit për postin e trajnerit të ri të kuqezinjve. Ai do të marrë vendin e Silvinho-s, që mbyll sot aventurën me kuqezinjtë.
Maran, 62 vjeç, ka një eksperiencë mbi 20-vjeçare në trajnim mes Serisë A dhe B. Ai ka drejtuar skuadra të ndryshme në Itali, së fundi Breshian. Bëhet fjalë për një trajner me profil ndoshta më të ulët nga atë që jemi mësuar së fundi në krye të Kombëtares shqiptare.
Disa nga skuadrat që ka drejtuar Maran gjatë karrierës së tij janë: Genoa, Cagliari, Catania, Chievo Verona, Pisa, Bari e Vincenza. Për herë të parë italiani drejton një ekip kombëtar. Skema e preferuar e lojës nga trajneri i ri i kuqezinjve është 4-3-1-2.
Detajet e kontratës do të mësohen gjatë prezantimit të trajnerit nga presidenti Duka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




