Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore kundër Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja | 5 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare U-15 e djemve do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në muajin qershor.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë dakordësuar zhvillimin e këtyre dy takimeve më 22 dhe 24 qershor.

Takimi i parë do të luhet më 22 qershor në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, duke nisur nga ora 17:30, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 24 qershor në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, në ora 11:

Këto ndeshje do të kenë në fokus përgatitjen, aktivizimin dhe testimin e futbollistëve të rinj. Për stafin kuqezi, këto sfida miqësore përbëjnë një mundësi të rëndësishme për të evidentuar talentet premtuese, si edhe për të ndjekur nga afër zhvillimin dhe potencialin e lojtarëve të kësaj grupmoshe.

Shqipëri U-15 – Maqedoni e Veriut U-15, 22 qershor 2026, ora 17:30, stadiumi “Skërnderbeu”, Korçë

Maqedoni e Veriut U-15 – Shqipëri U-15,  24 qershor 2026, ora 11:00, stadiumi “Biljanini Izvori”, Ohër


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme