Shqipëria U21 mundet nga Luksemburgu

Kombëtarja shqiptare U-21 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Luksemburgut U-21. Sfida e luajtur në transfertë, në stadiumin “Stade Georges Wohlfart”, u mbyll me fitoren minimale të Luksemburgut 1-0.
Trajneri Alban Bushi e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Luksemburgut: Aron Jukaj (GK), Ermir Selimaj, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Zylyf Muca, Gabriel Ramaj, Luan Simnica, Feta Fetai (C), Renaldo Torraj, Ermir Rashica dhe Dion Ajvazi.
Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol dhe u mbyll në barazim 0-0.
Goli i vetëm i takimit u realizua në fraksionin e dytë, me Luksemburgun që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56-të.
Kuqezinjtë tentuan të barazonin rezultatin dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por mungoi saktësia e duhur. Në fund, sfida u mbyll me shifrat 1-0.
Miqësoret e muajit mars ndaj Greqisë U-21 dhe Luksemburgut U-21 shërbyen për të testuar dhe vëzhguar gjendjen e lojtarëve të grumbulluar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




