Shqiptari Islam Alijaj vlerësohet me çmim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Sociale | 2 vite më parë

Islam Aliaj, një zviceran me origjinë shqiptare, është një nga 18 sipërmarrësit e vlerësuar me çmim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

37-vjeçari u vlerësua me çmimin “Novator Social Publik” për angazhimin e tij në përfshirjen e personave me aftësi ndryshe, përmes organizatës Tatkraft të themeluar nga ai vetë. Fondacioni Schwab e nderoi atë për vullnetin e tij për të sjellë ndryshim në shoqëri.

Tatkraft është një organizatë për njerëzit me aftësi të kufizuara, që duan të menaxhojnë jetën e tyre të përditshme në mënyrë të pavarur dhe të kontribuojnë aktivisht në shoqëri. Organizata ka zhvilluar gjithashtu një sërë diskutimesh mbi statusin e zbatimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Zvicër. 

Alijaj është anëtar i Parlamentit Kombëtar Zviceran që nga viti 2023. 37-vjeçari është vetë një person me aftësi të kufizuara për shkak të një paralize cerebrale.

Alijaj ndoqi një shkollë për nxënësit me nevoja të veçanta dhe ndërmori një zanat përpara se të ndiqte një shkollë biznesi. Në janar 2025, ai lançoi Monitoris AG, një firmë që përpiqet të ndihmojë profesionistët përmes teknologjisë, duke automatizuar detyrat administrative.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme