Si do të vërtetohet ora kur mbërrin zarfi nga diaspora? Celibashi sqaron
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë të tjera detaje në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini.
Duke shpjeguar etapat e procesit, Celibashi nënvizoi se, “Zarfi që mbërrin nga jashtë shtetit do të marri vulën e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë.
“Kjo vulë përmban datën dhe orën e mbërritjes së zarfit”-theksoi ai
“Operatori postar që pret letrën, ka një protokoll ndërkombëtar të administrimit të dërgesave postare ndërkombëtare. Nga momenti i parë kur ata e marrin në dorëzim zarfin do të vendosin datën dhe orën sepse jo të gjitha do të vijnë në 11 maji orën 19:00. Një pjesë e madhe e tyre do të mbërrijnë para 11 majit. Dorëzohen nga operatori i shërbimit postar në KQZ. Mbahet procesverbali me numrin e zarfeve që mbërrijnë, nga cili shtet vijnë, në cilën orën dhe datë e sollën. Më pas zarfi i postës administrohet nga KQZ-ja”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




