Skandal fertiliteti në Europë- Burri “donator”, bartës i gjenit të kancerit, fëmijë të lindur edhe në Shqipëri
Në Europë është zbuluar një skandal tronditës. Një dhurues sperme nga Danimarka, që nuk e dinte se mbante një mutacion të rrezikshëm për kancer, ka “gjeneruar” të paktën 197 fëmijë në 14 vende. Mutacioni prek gjenin TP53, gjen shumë i rëndësishëm për parandalimin e rritjes së qelizave kancerogjene.
Fëmijët e lindur me këtë material gjenetik mbartin rrezikun për sëmundje serioze, deri në 90 % mundësi për kancer gjatë jetës. Disa prej këtyre fëmijëve tashmë janë diagnostikuar me kancer; disa të tjerë kanë ndërruar jetë. Investigimi u realizua nga BBC dhe 13 transmetues publikë të tjerë evropianë.
Lënda e dhuruesit u dërgua në 67 klinika fertiliteti në shumë vende, madje edhe në Shqipëri. Sipas burimeve, dhuruesi kishte nisur donacionet që në vitin 2005, ndërsa mutacioni nuk zbulohesh në testet standarde të asaj kohe. Klinikat janë njoftuar të gjitha dhe kanë ndaluar menjëherë përdorimin e materialit.
Gjithashtu edhe familjet e prekura janë njoftuar, por numri i të prekurve, Fëmijë e jo fëmijë, mbetet i pasigurt. Mjekët paralajmërojnë se fëmijët që trashëgojnë mutacionin duhet nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme mjekësore, ndërsa çështja ka ngritur pyetje të forta për rregullimin dhe mbikëqyrjen e fertilitetit në nivel evropian.
Gazetar: A. Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




