Spalletti për Zhegrovën: Kishte temperaturë të lartë për tri ditë

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Luciano Spalletti, duke folur për Sportmediaset, komentoi fitoren e të shtunës kundër Pisa-s. Trajneri i Juventusit tha: “Po, mund ta quajmë këtë një fitore të vështirë, impenjative. Na u desh të përballeshim me fizikalitetin e Pisa-s dhe disa nga gjërat që ata i bënë mirë”.

“Edhe Pisa dhe ne mund të kishim mbetur në disavantazh në fund të pjesës së parë, sepse vuajtëm ato pesë minuta njësoj siç vuajtëm gjashtë ose shtatë minutat e para të pjesës së dytë. Më pas loja mori drejtimin e duhur, në mes të pjesës së dytë pashë disa gjëra shumë të mira të bëra”.

Për pikën kthese që erdhi me zëvendësimet, veçanërisht me Zhegrovën: “Zhegrova i ka ato cilësi, por ai kishte ethe gjithë javën, kështu që u stërvit vetëm të premten në mëngjes. Ai kishte  temperaturë të lartë për tri ditë, kështu që bëri shumë për të bërë atë që bëri. Qëndroi në fushë për 35 minuta me një nivel të lartë cilësie dhe shpejtësie”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme