“Stërvitet fort dhe duhet të tregohet i duruar”, trajneri i ardhshëm

Angli | 2 vite më parë

Zërat për ndryshim në stolin e Evertonit sa vijnë dhe bëhen edhe më të fortë. Ecuria e skuadrës së Mercyside nuk është pozitive dhe duket se orët e Shon Dajsit në pankinën e “Toffie”-s janë të numëruara.

Një kandidat i fortë për të marrë vendin e Dajs është Graham Poter. Ish-trajneri i Çelsit ende nuk ka gjetur një klub dhe mendohet se do të jetë një alternativë e fortë për pasuar Dajsin në stolin e Evertonit.

Nëse ky skenar do të ishte i vërtetë atëherë për Brojën do të ishte diçka pozitive pasi Poter ka mjaft konsoderatë për sulmuesin shqiptar. Siç dihet Evertoni ka mundësi blerje në akordin që bëri me Çelsin kur mori Brojën në verë dhe me Poter në stol një transferim definitiv i shqiptarit në Liverpul nuk do të ishte utopi.

I pyetur për Brojën, Poter ka thënë se: “Më vjen shumë mirë që është rikuperuar. Mendoj se duhet që të tregohet i duruar pasi dëmtimet e gjata gjithmonë janë të vështira për tu lënë pas”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme