Stina e dimrit dhe zemra – Flet mjeku kardiolog flet për stimulim të problemeve

Sociale | 2 vite më parë

Stina e dimrit përbën një sfidë të madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Temperaturat e ulëta mund të nxisin ishemi kardiake, gjë që mund të shkaktojë edhe atak në zemër. Mjeku kardiolog Edi Smajlaj tregon rreziqet qe shkakton i ftohti në zemër.

“Moti i ftohtë mund të shkaktoj ngushtim të enëve të gjakut gjë e cila çon në rritjen e presionit të gjakut dhe rrjedhimisht çon në mbi ngarkesë të punës së zemrës e cila rrit riskun për një atak kardiak”, u shpreh kardiologu Edi Smajlaj.

Tashmë jemi në prag të festave të fund vitit ku qytetarët duan të festojnë dhe ndodh që të tregohen të pakujdesshëm në mënyrën e të ushqyerit apo të konsumimit të pijeve alkoolike. Por çfarë pasojash sjell kjo?

“Veçanërisht duhet bërë kujdes me ushqimet, konsumimi i alkoolit në ditë të ftohta shton riskun për probleme kardio vaskulare”, tha kardiologu.

Këshillat e mjekut duhen respektuar jo vetëm në periudhën e dimrit por gjatë gjithë jetës tonë në mënyrë që të kemi një zemër sa më të shëndetshme.

Gazetare: Blerta Cina

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme