Strazimiri: Po talleni që ka punuar SPAK? E futën Gjushin në burg për leje ndërtimi
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Gent Strazimiri, në një intervistë për emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, ka akuzuar SPAK për dështim në hetimin punës së tyre.
Strazimiri theksoi se SPAK kishte mundësinë të bënte goditje të forta, që sipas tij, ajo i kishte fakte dhe mundësi, por u fokusua në raste të tjera, si arrestimin e Vangjush Dakos për ndërtim pa leje.
“Dosja 184 janë fakte që dhe sot mund të hapen. SPAK-u mundet ta bëj sot këtë goditje. Nuk po flasim për një situatë hipotetike, SPAK-u nuk e ka bërë, SPAK-u e kishte në dorë dhe kthehu kokën në anën tjetër. Të më thuash sot që SPAK-u ka reaguar sepse futi Gjushin në burg për ndërtim pa leje kjo është me të vërtet të tallesh”, u shpreh Gent Strazimiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




