Sulm me armë në SHBA, katër persona të plagosur në park

Botë | 7 muaj më parë

Të paktën katër persona mbetën të plagosën në një sulm me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në Arden Arcade, Sacramento nw SHBA.

Ngjarja ndodhi në Howe Park, ku sipas autoriteteve disa persona kanë hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

Zyra e Sherifit të Qarkut të Sacramentos u njoftua menjëherë për incidentin dhe raportimet për të plagosur.

Forca të shumta policie rrethuan zonën dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, katër persona janë konfirmuar të plagosur, ndërsa nuk ka ende të dhëna për të dyshuarit apo motivet e sulmit.

Sherifi i Sacramentos ka deklaruar se disa persona kanë qëlluar në park, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Policia po mbledh prova dhe dëshmi nga vendngjarja dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën deri në përfundimin e hetimeve.

Ndwrsa një zëdhënës i sherifit deklaroi në një konferencë për shtyp se “kjo është një skenë shumë e madhe që përfshin qindra dëshmitarë të mundshëm”.

Ai shtoi se raportet fillestare sugjerojnë se të shtënat mund të kenë ndodhur gjatë një festivali të organizuar në park.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët e ardhshme, ndërsa ngjarja mbetet një zhvillim në vazhdim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme