Sulmet e Rusisë, ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin po luan me Ukrainën

Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putinin se po bën lojëra me Ukrainën, duke iu referuar sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës brenda natës.
“Ne kemi parë se sulmet ndaj infrastrukturës civile nuk janë lehtësuar fare në natën e parë pas telefonatës së supozuar novatore, apo të quajtur të mrekullueshme” tha Pistorius në një intervistë televizive, cituar nga AFP, duke iu referuar bisedës midis Putinit dhe presidentit amerikan Donald Trump.
Ministri e përshkroi gjithashtu si “të papranueshëm” këmbënguljen e Kremlinit se një “kusht kyç” për paqen do të ishte ndalimi i plotë i mbështetjes ushtarake perëndimore dhe inteligjencës për ushtrinë e luftuar të Ukrainës.
“Kjo është shumë dukshme,” tha Pistorius, duke shtuar se Putini synon të ndalë aleatët e Kievit që të “mbështesin më tej Ukrainën dhe t’i mundësojë asaj të mbrohet vërtet nëse ka një sulm tjetër, gjatë ose pas një armëpushimi”, raportoi AFP.
Vetëm disa orë pas përfundimit të bisedës telefonike Trump-Putin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportoi rreth 40 drone “Shahed” që sulmonin objektivat në Ukrainë, përfshirë infrastrukturën civile. Kievi tha këtë mëngjes se Rusia lëshoi raketa dhe 145 dronë gjatë natës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




