Sulmi i dytë më i dobët i Premier dhe dëmtimet kronike të Brojës

Barazimet me skuadra si Siti dhe Çelsi apo dhe fitorja me “poker” përballë Uolverhamptonit u kanë dhënë mjaft shpresë tifozëve të Evertonit në 2024-ën, por viti i ri ka nisur me paraqitje nën nivel dhe hijet e Championship-it sa vijnë e bëhen edhe më të forta.
Në të gjithë këtë situatë spikat numri i pakët i golave të shënuar nga skuadra e Shon Dajs. Për momentin Evertoni ka sulmin e dytë më të dobët të kampionatit pasi ka shënuar vetëm 15 gola, tre më shumë se vendi i fundit i mbajtur nga Sauthemtoni.
Sipas shtypit britanik për ti dhënë zgjidhje këtij problemi në Liverpul kanë menduar që të grumbullojnë në ekipin e parë sulmuesin e talentuar Omari Benxhamin.
19-vjeçari u afrua nga akademia e Arsenal dhe Everton ka shumë besim se mund të shpërthejë në Premier duke i besuar një vend mes të grumbulluarve që në takimin e radhës, atë kundër Aston Vilës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




