Sylvinho prek tifozët kuqezi me mesazhin e fundit: Do ju mbështes gjithmonë

Kombëtarja | 5 muaj më parë

Pas largimit nga drejtimi i Kombëtares, Sylvinho ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një videoje, duke i dhënë fund zyrtarisht aventurës së tij kuqezi. Ish-trajneri i Shqipërisë ka falënderuar Federatën, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen gjatë këtyre viteve, ndërsa është shprehur krenar për punën e bërë me ekipin kombëtar.

Tekniku brazilian ka theksuar se gjatë afro tre viteve e gjysmë në krye të skuadrës, ai dhe stafi i tij kanë punuar maksimalisht për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë. Sipas tij, Kombëtarja ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, ndërsa nuk ka munguar mirënjohja për presidentin e FSHF-së, federatën dhe futbollistët që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.

Në mesazhin e lamtumirës, Sylvinho ka shtuar se që nga dita e parë kishte premtuar shpirt gare, zemër dhe punë të palodhur, elementë që sipas tij e shoqëruan skuadrën gjatë gjithë eksperiencës me Shqipërinë. Në fund, ai u ka uruar suksese kuqezinjve në të ardhmen, duke nënvizuar se do të vazhdojë ta mbështesë Kombëtaren kudo që të jetë.

Në 34 ndeshje, Sylvinho e mbylli aventurën kuqezi me një bilanc prej 15 fitoresh, 7 barazime dhe 12 humbje, pa harruar një kualifikim në kampionatin Europian të vitit 2024 dhe gjysmëfinalja e Play-Offit në Kupën e Botës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme