Tarifat e Trump, von der Leyen: BE po përgatit masa hakmarrëse në rast se bisedimet me SHBA dështojnë

Bashkimi Evropian po kërkon një marrëveshje tregtare me SHBA gjatë kësaj pauze 90-ditore më të lartë tarifore, megjithatë, blloku është gjithashtu “duke zhvilluar masa hakmarrëse” në rast se bisedimet dështojnë, tha shefja e BE-së Ursula von der Leyen.
Në një intervistë për Financial Times, von der Leyen tha se BE-ja po shikon të vendosë një taksë mbi të ardhurat nga reklamat e teknologjisë amerikane nga kompani si Meta dhe Google nëse nuk arrin në një “plotësisht marrëveshje të ekuilibruar” me SHBA-në.
Pavarësisht nga ndonjë marrëveshje e arritur, von der Leyen thotë se këto tarifat shënojnë një “pikë kthese me SHBA-në pa asnjë diskutim”. “Ne nuk do të kthehemi më kurrë në status quo”, theksoi ajo.
Nga ana tjetër, Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se pezullimi i pjesshëm i tarifave për 90 ditë është një “derë e hapur” për negociata, por pauza mbetet “e brishtë”.
Në një postim në X, Macron shkruan se pauza do të thotë pasiguri për bizneset evropiane, të cilat ende i nënshtrohen tarifave 25% për çelikun, aluminin dhe makinat, si dhe tarifën e re bazë prej 10%.
“Evropa duhet të vazhdojë të punojë për të gjitha gjërat e nevojshme, kundërmasa dhe të mobilizojë të gjitha levat në dispozicion për të mbrojtur veten. Ne kemi të drejtë të luftojmë, janë vendet e punës, jeta e territoret që janë në rrezik këtu”, shkruan Macron.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



